Sot në pikë kalimin kufitare në Jarinje, në pjesën e Serbisë, është mbajtur një protestë në “shenjë mbështetjeje” për serbët e Kosovës.
Përfaqësuesja e protestuesve të mbledhur nën përcjelljen e policisë së Serbisë, Jovana Krstiq ka akuzuar Kosovën se “po i shkel të drejtat dhe se Serbia nuk do të heqë dorë nga mbrojtja e serbëve në Kosovë”.
Krstiq: Nuk heqim dorë nga serbët e Kosovës
“Mos hiqni dorë nga vetvetja, sepse ne nuk do të heqim dorë kurrë dorë nga ju... Do të kërkojmë pandërprerë të drejtat tona derisa ato të përmbushen. Për ne nuk ekziston opsioni të lejojmë tradhtinë e askujt”, ka thënë ajo.
Krstiq ka mbajtur edhe një fjalim të gjatë me terma provokues ndaj shtetit të Kosovës.