Mimoza Kusari-Lila ka reaguar pasi Kosovës i është avancuar statusi në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.
Në një postim në Facebook, shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes tha se ky është hap i rëndësishëm në avancimin e vendit tonë drejt anëtarësimit në aleancën më të fuqishme në botë – NATO.
Postimi i plotë:
Konfirmohet ngritja e statusit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në anëtar i asociuar në Asamblenë Parlamemtare të NATO-s, hap ky i rëndësishëm në avansimin e vendit tonë drejt anëtarësimit në aleancën më të fuqishme në botë, NATO.