Flet Konjufca pas avancimit të statusit të Kosovës

Aktuale

Flet Konjufca pas avancimit të statusit të Kosovës

Më: 27 maj 2024 Në ora: 14:03
Glauk Konjufca

Kryeparlamentari Glauk Konjufca i ka uruar qytetarët pasi Asambleja Parlamentare e NATO-s e miratoi rekomandimin për avancim të statusit të Kosovës nga anëtare vëzhguese në anëtare të asocuar.

Konjufca shkruan në Facebook se “Republika e Kosovës është një histori suksesi e NATO-s, e interesave dhe qëllimeve të tij, ndërsa NATO është destin i Kosovës”.

Vendim i shkëlqyer i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që Kuvendit të Republikës së Kosovës i jep statusin e anëtarit të asociuar në AP të NATO-s. Urime të gjithë qytetarëve tanë dhe mirënjohje të gjithë anëtarëve të AP të NATO-s, që me votën e tyre e jetësuan këtë arritje shumë të rëndësishme!”, shkroi Konjufca.

Ai e falënderoi veçanërisht Delegacionin e Kuvendit të Kosovës në AP të NATO-s.

Përpjekja dhe angazhimi maksimal i këtij delegacioni u finalizua me këtë sukses të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe shtetit tonë në tërësi”, shkroi Konjufca.

“Hapat në këtë frymë na gëzojnë dhe na e shtojnë më tej përgjegjësinë dhe përkushtimin në drejtim të paqes dhe stabilitetit, vlerave dhe synimeve të përbashkëta”, shkroi kryeparlamentari.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat