Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se qeverinë duhet ta përbëje opozita, pa kryeministrin e tanishëm, Albin Kurtin.
Ndër të tjera kreu i AAK-së, tha se për Kurtin më mirë është të dorëhiqet vet, pasi kjo mënyrë është shpëtim për të.
“Dëshira jonë për të shkuar në zgjedhje është me shkarkimin e tij, për llogaridhëniet e tij, për fajet dhe humbjet ia ka shkaktuar Kosovës, ose me një ndërgjegjësim të tij, ose atij me i thirrë ndërgjegjja, dhe me dhënë dorëheqje”, tha Haradinaj.
“Në njëfarë mënyre është shpëtim për Kurtin, me shku në zgjedhje pa llogaridhënie”.
“Si Aleancë qëndrojmë të vendosur se, Qeverinë e Kosovës duhet ta bëjë opozita, dhe këtë pa Kurtin”.