Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon është shprehur e dëshpëruar për mos-anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Në një intervistë për kanal10, Cramon shpreson që sa me shpejt Kosova të bëhet pjesë e KiE.
“Më vjen shumë keq! Ishte një shans i madh për t’u bërë pjesë e një prej institucioneve më të rëndësishme siç është KiE. Këshilli i Evropës është një institucion i rëndësishëm dhe Kosova pati shanse reale. Shpresoj që ky të mos jetë shans i humbur përgjithmonë, dhe uroj që kjo është vetëm një shtyrje e këtij vendimi”, ka thënë Cramon.
Ajo shpreson që anëtarësimi i Kosovës në KiE të jetë në rend ditë në seancën e ardhshme të Këshillit të Ministrave.
“Shpresoj që Këshilli dhe Komiteti i Ministrave ta vendosin në rend dite në seancën e tyre të ardhshme, dhe shpresoj shumë, që Qeveria e Kosovës para kësaj, ta dorëzojë draft – statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe në Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë Cramon.