Ramabaja i përgjigjet Latifit: Nuk mundet Edi Rama me dashtë Kosovën më shumë se Albin Kurti

Aktuale

Ramabaja i përgjigjet Latifit: Nuk mundet Edi Rama me dashtë Kosovën më shumë se Albin Kurti

Më: 28 maj 2024 Në ora: 06:57
Sadri Ramabaja

Në një emision televiziv u diskutua për Gjykatën Speciale.

Ndër të tjerash është diskutuar edhe për punën e Qeverisë së Shqipërisë për të dalë në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen nga Gjykata Speciale.

Teksa analisti Blerim Latifi diskutonte me analistin Sadri Ramabaja, ai i tha se për Ramabajën “Rama është fajtor”.

“Përderisa Sadria nuk e sheh bashkë Ramën e Albinin, gjithmonë Rama është fajtor”, tha Latifi.

Por më pas erdhi përgjigja e Sadri Ramabajës.

“Nuk mundet me dasht Kosovën më shumë Rama se Albini”, tha Ramabaja.

Ndërkaq, Latifi i tha se s’mund të thuash se Qeveria e Shqipërisë nuk ka bërë asgjë.

“Sadri duhesh me dhënë dëshmi që s’ka bë kurgjo Qeveria e Shqipërisë për këtë”, tha Latifi, teksa Ramabaja ia kthehu se nuk po pretendon se Qeveria e Shqipërisë nuk ka bërë asgjë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat