Kadrijaj e AAK-së: Kryetarët e komunave veriore, më shumë fiktivë se sa cilësorë

Aktuale

Kadrijaj e AAK-së: Kryetarët e komunave veriore, më shumë fiktivë se sa cilësorë

Më: 28 maj 2024 Në ora: 08:13
Time Kadrijaj

Deputetja e AAK-së¸Time Kadrijaj, thotë se nuk ka ndonjë raport që vlerëson punën e katër kryetarëve të komunave veriore.

‘’Nuk kemi ndonjë raport që me e vlerësu punën e tyre. Duke e ditur edhe situatën cila ka qenë, edhe mundësia që ata me ushtru detyrën e tyre ka qenë problematike’’, thotë ajo.

Ajo deklaron se nuk iu është dhënë mundësia që me pas performance të mire, duke thënë se ndoshta MAPL e ka ndonjë raport punë për ta.

‘’Atyre nuk iu është dhënë mundësia me pas performancë të mirë. Ndoshta MAPL e ka ndonjë raport pune, por ne nuk mundemi me vlerësu punën e tyre’’, deklaron ajo.

Kadrijaj thotë se më shumë duken si kryetarë fiktiv se sa cilësor.

 ’Fakt përqindja e votave që kanë marrë, pastaj peticioni, masnej bllokada, e jep me kuptu se ata kanë qenë më shumë kryetar fikitivë se sa cilësor në rrethanat që janë’’, përfundon ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat