Muhaxhiri për kryetarët në komunat veriore: Mbajtja e tyre në pushtet, lojë politike e Qeverisë

Aktuale

Muhaxhiri për kryetarët në komunat veriore: Mbajtja e tyre në pushtet, lojë politike e Qeverisë

Më: 28 maj 2024 Në ora: 08:21
Artan Muhaxhiri

Analisti politik, Artan Muhaxhiri, thotë se puna dhe se si e kanë marrë pushtetin kryetarët në komunat veriore, ka qenë në kushte jo normale.

‘’Puna e tyre ka nis dhe është zhvilluar në kushte jonormale. Procesi se si ata kanë ardhur në pushtet ka qenë i jashtëzakonshëm dhe nuk mund të krahasohen me kryetarët e komunave tjera. Pozicioni i tyre më shumë ka qenë formal se sa kualitativ, pra më shumë kanë qenë fiktiv, se sa kryetar real. Ka qen. Puna e tyre ka nis dhe është zhvilluar në kushte jonormale’’, deklaron ai.

Muhaxhiri, deklaron se puna e tyre nuk mund të krahasohet me punën e kryetarëve tjerë dhe se ata më shumë kanë qenë kryetar formal se sa kualitativ.

‘’Pozicioni i tyre më shumë ka qenë formal se sa kualitativ, pra më shumë kanë qenë fiktiv, se sa kryetar real. Ka qenPuna e tyre ka nis dhe është zhvilluar në kushte jonormale. Procesi se si ata kanë ardhur në pushtet ka qenë i jashtëzakonshëm dhe nuk mund të krahasohen me kryetarët e komunave tjera. Pozicioni i tyre më shumë ka qenë formal se sa kualitativ, pra më shumë kanë qenë fiktiv, se sa kryetar real. Po nuk kanë pasur sukses’’, shton ai.

Muhaxhiri e quan lojë politike të Qeverisë mbajtjen e kryetarëve shqiptarë në komunat veriore.

‘’Ka qenë një lojë politike për mbajtjen e tyre në pushtet dhe se tendenca e tyre ka qenë shtrirja e pushtetit në veri me anë të kryetarëve, por pushteti i tyre është i paqendrueshëm sepse nuk përfaqësojnë vullnetin politik të atyre komunave dhe kur do që mbahen zgjedhjet dhe mbajtja e tyre të bëhet në kushte normale, ata nuk do të jenë më. Në realitet nuk kanë krijuar ndonjë ndikim, pra nuk kanë qenë përfaqësues të vullnetit politik’’, thotë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat