Tahiri: Kurti mbeti duke i numëruar bankat e mbyllura financiare në veri dhe sa herë Radoiçiqi hyri në Kosovë

Aktuale

Tahiri: Kurti mbeti duke i numëruar bankat e mbyllura financiare në veri dhe sa herë Radoiçiqi hyri në Kosovë

Më: 28 maj 2024 Në ora: 09:29
Edita Tahiri

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se po merret shumë me ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq.

Ajo ka bërë me dije se Kurti ka mbetur duke i numëruar bankat financiare të mbyllura në veri dhe sa herë hyri Radoiçiqi në Kosovë pas rastit të Banjskës.

Në profilin e saj në “Facebook”, Tahiri ka shkruar se Kosova nuk iu ka frikësuar as Sllobond Millosheviqit.

“Kurti mbeti duke numruar sa banka financiare i mbylli sa here ky far Radojqici paska hyre ne Kosove pas Banjskes, sa forca te Serbise jane afruar te kufiri – Kosova nuk iu ka frikesuar Milosheviqit qe ishte kasapi i Ballkanit sepse ditem ta mobilizojme popullin dhe ta udheheqim, ditem ta bejme aleate Ameriken dhe mposhtem Serbine, mposhtem kasapin e Ballkanit, ndryshuam historine, dolem fitimtar- por jam e bindur se Kosova dine te largoj kete kryeminister me mendje te vogel, me nje frike si te qyqarit, jam e bindur ky gjunjezim i Kosoves eshte vetem nje episod i vogel e i shkurt – Kosova do ta marre veten, sepse ka ditur ta marre veten ne cdo sfide te historise!”, ka shkruar Tahiri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat