Szunyogu takohet me kryetarin e Klinës, e përgëzon për performancën dhe transparencën në buxhet

Aktuale

Szunyogu takohet me kryetarin e Klinës, e përgëzon për performancën dhe transparencën në buxhet

Më: 28 maj 2024 Në ora: 10:56
Foto nga vendi i ngjarjes

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, e ka vizituar komunën e Klinës, ku u takua me të parin e këtij qyteti, Zenun Elezajn.

Szunyog tha se me Elezajn folën për planet dhe prioritetet e komunës, e në veçanti në sektorin e shëndetësisë.

“E përgëzoj për performancën dhe transparencën e buxhetit.

Gjithashtu, e inkurajojë për më shumë fokus në pjesëmarrjen e grave në nivel lokal”, shkroi Szunyog.

Po ashtu, gjatë ditës, Szunyog pritet që të takohet edhe me kryetarin e Istogut, Ilir Feratin. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat