Komisioni për Siguri miraton Projektligjin për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes

Aktuale

Komisioni për Siguri miraton Projektligjin për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes

Më: 28 maj 2024 Në ora: 11:10
Foto nga vendi i ngjarjes

Anëtarët e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes kanë miratuar një mori projektligjesh që kanë të bëjnë me institucionet e sigurisë së lartë, siç është Agjencia e Kosovës për Inteligjencë.

Deputetët e pozitës dhe opozitës kanë shqyrtuar dhe miratuar Projektligjin për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, Projektligjin për Letërnjoftimin dhe atë për Shërbimet Private të Sigurisë, duke i dërguar për shqyrtim dhe miratim në seancë plenare.

Po ashtu, deputetët miratuan edhe raportin me propozim-amendamentet për Projektligjin për Këshillin e Sigurisë së Kosovës.

Deputetja e LVV-së, Shqipe Mehmeti-Selimi, teksa ka prezantuar propozim-amendamentet, tha se janë inkorporuar edhe propozimet e opozitës.

“Ne si grup punues të Komisionit funksional, kemi punuar këtë projektligj për siguri. Disa amendamente të propozuar nga deputeti Qalaj janë inkorporuar si amendamente të komisionit”, tha Mehmeti-Selimi.

Po ashtu, anëtarët e Komisionit miratuan edhe raportin me rekomandime për projektligjin për Shërbimet Private të Sigurisë dhe raportin me rekomandime për Projektligjin për Mbrojtje nga Zjarri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat