Një numër i udhëtarëve kishin mbetur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, të hënën.
Kjo pasi fluturimi i paraparë drejt Stuttgardit nuk ishte realizuar.
Rreth qindra persona nuk arritën të shkonin në destinacionin e duhur, por nuk dihet arsyeja.
Njëri nga ta ka shkruar në adresën e redaksisë se nuk kishin informacion se a do të realizohej fluturimi.
E tek disa pas disa orë pritjeje, fluturimi u realizua sot në ora 13:05.
Kjo u konfirmua për media nga Aeroporti.