Grupi Ndërkombëtar i Krizave e ka ndryshuar një pjesë të tekstit nga draftraporti “Ballkani Perëndimor: Sfidat e reja të sigurisë në pragun e NATO-s”.
Aty fillimisht ishte shkruar se zyrtarë të KFOR-it patën negociuar për tërheqjen e një pjesë të grupit të sulmuesve të armatosur serbë në Banjskë.
Ndërkaq, teksti është ndryshuar më 28 maj. Në të tani thuhet se “gabimisht” ishte cekur se KFOR-i ka negociuar tërheqjen e grupit të armatosur serb nga Banjska.
“Teksti është përditësuar më 28 maj 2024. Versioni origjinal i këtij raporti kishte cekur gabimisht se personeli i KFOR-it kishte negociuar për tërheqjen e grupit të serbëve të armatosur nga rrethimi në Banjskë”, thuhet në tekst.
Për këtë ka reaguar ish-koloneli i FSK-së, Afrim Veseli, i cili ka thënë se “NATO në Kosovë kurrë s’do të negocojë me asnjë grup militar apo paramilitar me qëllim të destabilizimit të Kosovës”.
Postimi i plotë:
KFOR-NATO, nuk ka negocuar me njësinë paramilitare serbe në Banjska, që ata të tërhiqen të lirë drejt Serbisë.
Pra tani edhe raporti i publikuar bëri ndryshimin e nevojshëm.
NATO në Kosovë kurrë s’do të negocojë me asnjë grup militar apo paramilitar me qëllim të destabilizimit të Kosovës.
E vërteta mbi këtë temë nuk do të vonojë të bëhet publike për Kosovën.
Kosova ka dhuratë nga zoti dhe miqët pranin e NATO në atdheun tonë.
Gjitha të tjerat janë dokrra..