Deputeti nga “Guxo”, Haxhi Avdyli ka reaguar pasi në një emision tha se nuk ka vija të kuqe për askënd.
Ai me bindje thotë se fitorja VV-Guxo do të jetë edhe më e madhe dhe nuk do të kemi nevojë për vija të kuqe për askënd.
Sipas tij, “lufta më e madhe politike në Kosovë ka me qenë gara për partinë më të madhe të opozitës, dmth për vendin e dytë”.
Reagimi i plotë:
A keni vija të kuqe?
Pyetja e përditshme nga gazetarët dhe keqinterpretimi i qëllimshëm i përgjigjeve .
Kjo pyetje defetiste po shtrohet si një dyshim që nuk do jesh fitues dhe ke nevojë për nja parti tjetër.
Pak si befasi për shumë kend, ka qenë fitorja VV Guxo me 51% në vitin 2021.
Tani nuk është befasi që fitorja do kaloi 51% kur dihen e shihen rezultatet e Kosovës në të gjitha sferat, e veqanerisht më shtrirjen e sovranitetit e mos shkeljen e parimeve e premtimeve.
Prandaj ska vija, e sdo jetë nevojë për vija të kuqe për askend.
Sepse ska me pas nevojë për koalicion me asnjë parti të politikes së vjetër të keqqeverisjes.
Prandaj sduhet të biem në kurth të pyetjes për vija me ngjyra të kuqe, e as të jeshilta për asnjë parti.
Sepse skemi nevojë për partner as me ngjyra të kuqe as të jeshilta për bashkëqeverisje sepse skemi me pas nevojë për partneritete të tilla .
Lufta më e madhe politike në Kosovë ka me qenë gara për partinë më të madhe të opozitës, dmth për vendin e dytë.
E fituesi i zgjedhjeve kurdo që mbahen, tashmë dihet, e rezultati do jetë veq më i thellë sepse ska alternativë tjetër më të besueshme, më të qëndrueshme për qeverisje të mirë e të përgjegjshme siq ishte ky koalicion i deritashëm qeverisës.