“Ekstremistët serbë do të sulmonin në maj”, brigadat serbe në kufi, ekspertët: Të tregohet vigjilencë

Aktuale

“Ekstremistët serbë do të sulmonin në maj”, brigadat serbe në kufi, ekspertët: Të tregohet vigjilencë

Më: 28 maj 2024 Në ora: 23:39
Policia e Kosovës

Ekspertët e sigurisë në Kosovë, shprehen të shqetësuar pas alarmit të ngritur nga Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili ne një intervistë për Ditarin e Kosovës tha se 3 brigada serbe vijojnë të veprojnë pranë kufirit.

Ata bëjnë thirrje për vigjilencë të shtuar, ndërsa paralajmërojnë se ekstremistët serbë nën komandën e Aleksandër Vulin po planifikojnë një Banjskë të dytë.

Eksperti i sigurisë Nuredin Ibishi, thotë se bazat paraushtarake dhe të xhandarmërisë serbe  që veprojnë pranë kufirit me Kosovën funksionojnë nën mbikëqyrjen e Aleksandër Vulin, i cili synon ripërsëritje të sulmit terrorist të Banjskës.

Sipas tij, një skenar i ngjashëm me 24 shtatorin ishte parashikuar të vihej në jetë gjatë muajit maj, por me vullnet të lidershipit të Serbisë është shtyrë për një moment të dytë.

Eksperti i sigurisë thekson se është e nevojshme të tregohet kujdes i shtuar nga autoritetet

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat