Nga AAK: S’na intereson shpërndarja e Kuvendit, zgjedhjet të bëhen pas rrëzimit të Kurtit

Aktuale

Nga AAK: S’na intereson shpërndarja e Kuvendit, zgjedhjet të bëhen pas rrëzimit të Kurtit

Më: 29 maj 2024 Në ora: 00:09
AAK

Sekretari Organizativ i AAK-së, Gazmed Syla, thotë se nuk intereson epilogu i iniciativës për shpërndarje të Kuvendit.

‘’Nuk na intereson epilogu i iniciativës për vet-shpërndarjen e Kuvendit, sepse ky veprim është amnisti për Kurtin. – AAK ka më shumë se një vit që ka iniciuar mocionin për shkarkimin e Kurtit’’ deklaron Syla.

Ai thotë se kanë pasur iniciativë për mocionin për rrëzimin e Qeverisë, por nuk kanëpasur përkrahjen e partive opozitare.

‘’Ne kemi marrë këtë iniciativ para dy muajve por nuk kemi marr përkrahjen prej kolegëve nga opozita’’, thotë ai.

Sekretari Organizativ i AAK-së, thotë se mbesin me shpresë se do të përkrahet shkarkimi i Qeverisë përmes mocionit, derisa deklaron se zgjedhjet pas rrëzimit të Kurtit i konveojnë Kosovës.

‘’AAK ka më shumë se një vit që ka iniciuar mocionin për shkarkimin e Kurtit. Mbesim me shpresë që mocioni për shkarkimin e qeverisë, do të përkrahet edhe nga partitë tjera. Zgjedhjet e reja, pas rrëzimit të Kurtit, më së shumti i konvenojnë Kosovës’’ përfundon ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat