LVV i reagon LDK-së për hezitim për shkuarje në zgjedhje

Aktuale

LVV i reagon LDK-së për hezitim për shkuarje në zgjedhje

Më: 29 maj 2024 Në ora: 01:00
Arbër Rexhaj

Lëvizja Vetëvendosje i ka reaguar Lidhjes Demokratike të Kosovës për hezitim për shkuarje në zgjedhje të parakohshme.

Përmes një statusi në Facebook, deputeti i LVV-së, Arbër Rexhaj ka thënë se qysh para 3 viteve opozita ka kërkuar zgjedhje derisa tani kur erdhi puna për zgjedhje, LDK ka paraqitur kushte.

“Që nga pranvera e vitit 2021, pak ditë prej kur nisi punën Qeveria Kurti, kjo opozitë e ka pasur gojën plotë zgjedhje, zgjedhje, zgjedhje. Kur erdhi puna për zgjedhje në vitin 2024, tash paskan kushte”, ka shkruar Rexhaj në Facebook.

Ai këtë deklarim e bëri pas deklaratës së kryetari të LDK-së, Lumir Abdixhiku se LDK kërkon dorëheqje të menjëhershme, pastaj shpërndarje të Kuvendit dhe zgjedhje.

“Ka vetëm një, i thonë dorëheqje e menjëhershme e Qeverisë si përgjegjëse e vetme e rrënimit të shtetësisë, krijimit të autonomisë, ngecjes ekonomike, polarizimit kombëtar e egzodit të popullsisë . Fillimisht dorëheqja, më pas shpërndarja e në fund zgjedhjet”, ka deklaruar Abdixhiku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat