Drejtori i Financave në Telekomin e Kosovës, Feim Kelmendi, ka bërë një postim skandaloz. Kelmendi, i cili është edhe simpatizant i VV’së, ka sulmuar përmbaruesin privat Irfan Kërçagun.
Kelmendi ka bërë reagimin pasi komisioni disiplinor ka refuzuar kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë për shkarkimin e Irfan Kërçagut.
Kelmendi ka shkuar larg, duke thënë se më shumë e respekton presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sesa personin në fjalë.
“Pas vendimit skandaloz, pa asnjë arsyetim dhe pa asnjë bazë ligjore për heqjen e suspendimit të përmbaruesit kriminel nga Komisioni Disiplinor i Ministrisë së Drejtësisë, i njejti kriminel sot vazhdoi krimin e tij duke plackitur miliona euro nga llogaritë bankare të Telekomit ende pa e pritur vendimin e shkallës së dytë.”, deklaroi ai.
“Unë më shumë kam respect për Vuçiqin se sa për njerëz që duke shfrytëzuar pozitat në insititucione bëjnë veprime kriminale duke dëmtuar pronën e shtetit në të cilin jetojnë dhe shtetit që u ka dhënë mundësinë që të veprojnë si kriminel kundër pronës së shtetit”, shtoi tutje Kelmendi.
Reagimi i plotë i tij pa ndërhyrje:
Pas vendimit skandaloz, pa asnjë arsyetim dhe pa asnjë bazë ligjore për heqjen e suspendimit të përmbaruesit kriminel nga Komisioni Disiplinor i Ministrisë së Drejtësisë, i njejti kriminel sot vazhdoi krimin e tij duke plackitur miliona euro nga llogaritë bankare të Telekomit ende pa e pritur vendimin e shkallës së dytë.
Beteja ligjore me këta kriminel (banda kriminale, përmbarues kriminal, gjykatës të korruptuar etj) do të vazhdojë deri sa drejtësia të vihet në vend.
Të njejtit herët ose vonë, me pastrimin e sistemit të drejtësisë nga njerëz të kapur nga bandat kriminale, njerëz gangstër të shitur që veprojnë sipas instruksionëve të bandave kriminale, do të vijë koha që do të japin llogari.
Është turp për institucionet që mbajnë në mesin e tyre njerëz që veprojnë për llogari të grupeve kriminale duke dëmtuar pasuritë shtetërore.
Këta kriminel duhet ta din që fëmijët e tyre janë duke i ushqyer me paratë të plaçkitura dhe fëmijët që rriten me para të krimit me gjasë të madhe do të bëhen kriminel sikur prindërit e tyre.
Për fund disa shokë të mi që po ja bëjnë like këtij krimineli më nuk do ta kenë respektin që kanë pasur nga unë.
Unë më shumë kam respect për Vuçiqin se sa për njerëz që duke shfrytëzuar pozitat në insititucione bëjnë veprime kriminale duke dëmtuar pronën e shtetit në të cilin jetojnë dhe shtetit që u ka dhënë mundësinë që të veprojnë si kriminel kundër pronës së shtetit.