Analisti politik Xhevdet Pozhari, ka komentuar kërkesat e opozitarëve, për dorëheqjen e qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti.
Ai ka thënë se nga të gjitha partitë, qëndrimi i Partisë Demokratike të Kosovës, po i pëlqen më shumë, përcjell Bota sot.
“Veç PDK-ja po më pëlqen në vendosmërinë e saj për zgjedhje.
Po thotë, numrat nuk i kemi. Dorëheqjen nuk mund t'ja kërkojmë veç pse ne kemi qef ashtu. Ta shpërbëjmë Kuvendin dhe të matemi.
Kështu flasin ata që nuk ngurrojnë.
Këta të tjerët kanë mbet në ymyt të Trumpit kur t'i fiton zgjedhjet në Amerikë”, ka shkruar Pozhari në një postim në Facebook.
Në një postim tjetër, analisti i ka reaguar edhe Enver Hoxhajt të PDK-së, i cili ka deklaruar se Kosovës i duhet një qeveri pa Albin Kurtin.
“Pas Haradinajt, edhe Hoxhaj në unison.
Me koordinim a pa koordinim?
Me Srpskan a pa Srpskan?
Bëhuni more bashkë krejt opozita kundër Kurtit. Dilni matuni me një platformë të përbashkët në zgjedhje. Kush po ua ndalon?”, ka pyetur Xhevdet Pozhari./Botasot