Moskonsultimi me Osmanin për letrën në KiE, ja çka thotë Konjufca

Aktuale

Moskonsultimi me Osmanin për letrën në KiE, ja çka thotë Konjufca

Më: 29 maj 2024 Në ora: 13:13
Glauk Konjufca

Lidhur me letrën që Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ia dërgoi dy javë më parë presidentit të Asamblesë Parlamentare për draft-statutin e Asociacionit nga ana e Qeverisë së Kosovës, e mos informimin e Presidentes Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca ka thënë se ai vetë e ka kuptuar si një pamundësi për ta njoftuar të parën e shtetit.

Konjufca sot para gazetarëve tha se një gjë e tillë nuk ka qenë e qëllimshme, duke qenë se gjërat siç tha ai ndryshonin nga minuti në minut.

Për reagimin e Presidencës, Konjufca tha se me siguri ka ardhur si pasojë e asaj që ata kanë menduar që çdo hollësi duhej ndarë me Osmanin.

Unë e kam kuptuar këtë si një pamundësi që të njoftohet Presidentja për çdo hollësi nga MPJD. Kam hamendësuar se kjo ka ndodhur për shkak të vizitës që kishte në SHBA, ku për shkak të largësisë me siguri jo çdo hollësi e cila ndryshonte çdo minut në atë ditën e votimit nga ana e Këshillit të Ministrave, mund të ndahet, dhe mund të koordinohet. Nuk shoh mosvullnet nga ana e qeverisë dhe MPJD që të bëjë diçka të qëllimshme kundër presidentes, apo të mbajë diçka të fshehur. Ka qenë teknikisht një largësi e madhe atë ditë, që ka bërë që ndryshimet e cdo minuti nuk ka mujt të gjitha me i nda me presidenten. Presidenca e ka pasur reagimin e saj, ky reagim me siguri vjen si pasojë e asaj që ata kanë menduar që çdo hollësi do të duhej ndarë me presidenten”, tha Konjufca.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat