Vdiq tri ditë pas martesës, babai i Antigona Morinës dyshon se dhëndrri ia mbyti vajzën me jastëk

Aktuale

Vdiq tri ditë pas martesës, babai i Antigona Morinës dyshon se dhëndrri ia mbyti vajzën me jastëk

Më: 29 maj 2024 Në ora: 14:08
Bislim Morina

Antigona Morina, vdiq vetëm tri ditë pas martesës.

Ende nuk janë sqaruar plotësisht rrethanat e këtij rasti, por dyshohet se ajo vdiq nga gjakderdhja që kishte.

Por, babai i saj, Bislimi ka një tjetër rrëfim për ngjarjen.

Ai tha se dyshon se vajzën ia ka mbytur dhëndrri me jastëk.

“E ka vrarë me jastëk. Sepse jastëku nuk lë asnjë gjurmë. Kam qenë edhe në gjykatë edhe në prokurori. E kam cekur edhe këtë. E kam kërkuar edhe dëmshpërbilimin por nuk ma kanë paguar”, tha ai.

“Dhe unë sot vuaj me gruan, me vetën, me të gjithë”, theksoi Morina.

Rasti tragjik ka ndodhur në vitin 2011-të në fshatin Malësi e Madhe e Rahovecit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat