Pas inatit ndaj Gjermanisë, Vuçiq takohet me deputetin e Bundestagut

Aktuale

Pas inatit ndaj Gjermanisë, Vuçiq takohet me deputetin e Bundestagut

Më: 29 maj 2024 Në ora: 15:32
Foto nga takimi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur sot me deputetin e Bundestagut gjerman, Peter Beyer, për integrimin europian dhe bashkëpunimin ekonomik.

“Një bisedë e shkëlqyer me një mik të vjetër Peter Beyer për integrimin europian të Serbisë dhe rajonit, si dhe marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Serbisë dhe Gjermanisë”, ka shkruar Vuçiq në profilin e tij në Instagram.

Vuçiq ishte ‘revoltuar’ ndaj Gjermanisë për shkak se kishte bashkësponzorizuar me Ruandën rezolutën për Srebrenicën në OKB.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat