Ky është personi që u plagos sot në Prishtinë, dyshohet se e qëlloi veten me armë

Aktuale

Ky është personi që u plagos sot në Prishtinë, dyshohet se e qëlloi veten me armë

Më: 29 maj 2024 Në ora: 15:37
Foto ilustrim

Një person është plagosur në Prishtinë, pasi janë shkrepur armët.

Sipas dyshimeve të para një person dyshohet se ka qëlluar veten në këmbë me kallashnikov në garazhin e shtëpisë së tij.

Siç mëson media, i plagosuri është Julian Bisao shtetas rumun dhe është plagosur në objektin ku ai banon.

Policia dhe ambulanca kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërkaq i plagosuri është dërguar në QKUK për trajtim të mëtejshëm dhe se është jashtë rrezikut për jetë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat