Përfaqësuesi i Kosovës për marrëdhënie me NATO-n, ambasadori Astrit Zemaj, ka zhvilluar takimin e parë zyrtar në selinë e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, pasi kjo asamble e miratoi rekomandimin për avancim të statusit të Kosovës nga anëtare vëzhguese në anëtare të asociuar.
Ambasadori Zemaj është takuar me sekretaren e Përgjithshme të NATO-s, Ruxandra Popa dhe zv. sekretarin e Përgjithshëm, Henrik Bliddal.
Njoftimi i plotë:
Patëm një diskutim të shkëlqyeshëm dhe shkëmbyem urimet e ndërsjella për këtë të arritur madhështore dhe historike për vendin tonë, si dhe rikonfirmova ambicien strategjike të Kosovës për të avancuar me shpejtësi rrugën e saj të integrimit në NATO”.