Memli Krasniqi ka njoftuar se Kuvendi i Kosovës nuk do të shpërndahet, për shkak të mungesës së mbështetjes nga dy partitë e tjera opozitare për këtë.
Pas kësaj ka reaguar analisti Xhevdet Pozhari, duke thënë se kjo qeveri dhe kryeministri Albin Kurti i bie të jenë më jetëgjatë në historinë e shtetit të Kosovës.
“Më në fund ua pamë hajrin për diçka”, shkruan ai.
Postimi i plotë:
Në fund të nëntorit të këtij viti, Albin Kurti bëhet kryeministri me jetëgjatë në Qeveri, kurse qeveria e tij e para në historinë e shtetit tonë që ka përmbyllur një mandat të plotë 4 vjeçar.
Kjo pa dyshim nuk do të ishte e mundur pa ndihmën e opozitës. Më në fund ua pamë hajrin për diçka!