Rreziku nga mashtrimet online është rritur dukshëm në vendin tonë.
Trend së fundmi janë bërë kreditë online, përmes llogarive fiktive në rrjete sociale.
Sipas njohësit të ekonomisë, Mustafë Kadriaj, individët që merren me këso lloj veprimtarie, janë mashtrues.
Kësisoj, janë organet kompetente ato që do të duhej të merreshin me llogaritë e tilla.
Sipas Kadriajt, duhet bërë sa më shumë thirrje dhe vetëdijesim të qytetarëve që nga këto punë nuk përfitojnë asgjë, përveç që humbin.