Beqa: Kurti manipuloi 50 për qind të votuesve, jo PDK-në

Aktuale

Beqa: Kurti manipuloi 50 për qind të votuesve, jo PDK-në

Më: 29 maj 2024 Në ora: 22:10
Hajdar Beqa

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti nuk e ka manipuluar PDK-në, por 50 për qind të votuesve të tij.

“Albin Kurti a na ka manpulu neve, ai i ka manipulu 50 për qind të votuesve, nuk e besoj që PDK-në, unë mendoj se prapë nëse ka ftesë me u taku pozitë – opozitë edhe liderët mes vete duhet mu taku”, ka deklaruar ai.

Gjithashtu, ai ka theksuar se do t’i votojnë për marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvend nëse mendojnë se janë të dobishme për zhvillimin ekonomik.

Beqa i PDK-së, ndër të tjera, ka thënë se asnjëherë nuk kanë vendosur vija të kuqe dhe se partnerët do t’i zgjedhë Bedri Hamza, i propozuar nga partia e tij për kryeministër.

“Vija të kuqe ne edhe në të kaluarën s’kemi vendosur, por kryeministri i ardhshëm Bedri Hamza, ai duhet t’i zgjedhë partnerët, së shpejti do të dalë me programin e tij për të gjitha sektorët”, ka deklaruar Beqa.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat