Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha ka shpërthyer në kritika ndaj Qeverisë së Albin Kurti.
Berisha ka thënë se kjo qeveri e meriton që sa me parë të shkojë në shtëpi.
Tutje Berisha duke folur për organtët e sigurisë në vend, ka theksuar se kurrë më keq nuk ka qenë sesa tash.
“Nuk është se tash ka filluar të bëhet keq tash, mirëpo trajektorja ja ka nisur keq dhe po shkon veç duke u bërë me keq. Tani jemi në pikën me të rrezikshme me të keqe”, ka thënë Berisha.