Ambasadori i BE-së në Beograd: E duam Serbinë në BE, por nevojitet normalizimi i raporteve me Kosovën

Aktuale

Ambasadori i BE-së në Beograd: E duam Serbinë në BE, por nevojitet normalizimi i raporteve me Kosovën

Më: 30 maj 2024 Në ora: 10:55
Emanuele Giaufret

Bashkimi Evropian  po shkon qartë drejt zgjerimit dhe dëshiron Serbinë në familjen e saj, por është një proces që ka rregullat e veta dhe ato duhet të respektohen.

Kështu tha ambasadori i BE-së në Serbi Emanuele Giaufret.

Ai i tha NIN-it se Serbia ka bërë përparim të dukshëm në procesin e reformave, por se ka gjëra, ndër të cilat një ndër më kryesoret sipas tij, është normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën, i cili ende duhet të bëhet para pranimit në familjen evropiane, shkruan Tanjug.

I dërguari i BE-së në Beograd mes tjerash theksoi se Serbia është e ankoruar fort në hapësirën ekonomike të BE-së, se 60 për qind e tregtisë serbe është me BE-në dhe 40 miliardë euro shkëmbehen çdo vit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat