S’ka kuorum, dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi

Aktuale

S’ka kuorum, dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi

Më: 30 maj 2024 Në ora: 11:11
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në mungesë të kuorumit ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.

Aty pritej të shqyrtohet Raporti vjetor i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për vitin për vitin 2023.

Po ashtu, në këtë mbledhje parashihej edhe formimi i grupeve të punës për shqyrtimin e projektligjeve në procedurë.

Të pranishëm në sallë ishin deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Ferat Shala, deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje, Armend Muja, Driton Hyseni, Jeta Statovci dhe deputeti nga Aleanca për Ardhmerinë e Kosovës, Pal Lekaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat