Mbyllet grupi famëkeq “Albkings”/ Miftaraj: Këta prokurorë duhet përgëzuar për këtë sukses

Aktuale

Mbyllet grupi famëkeq “Albkings”/ Miftaraj: Këta prokurorë duhet përgëzuar për këtë sukses

Nga: A.SH Më: 30 maj 2024 Në ora: 12:30
Foto ilustrim

Grupi famëkeq me emrin “Albkings” i cili funksionoi në rrjetin social “Telegram”, e ku shpërndaheshin fotografi e numra të telefonave, me qëllim shqetësimin e shpeshherë ngacmimin seksual, është mbyllur përfundimisht.

Deria tani janë arrestuar 7 persona.

Ehat Miftaraj nga KDI ka thënë se për këtë rast duhet përgëzuar prokurorët Zejnullah Gashi, Elza Bajrami dhe Eset Rama për punën intensive me Policinë për hetimin e këtij rastin.

Postimi i plotë:

Mbyllet grupi famkeq “AlbKings”, shtatë të arrestuar deri më tani.

Punën e mirë, efikase dhe profesionale duhet me përshendet.

Sipas burimeve të IKD, tre prokurore kanë punuar në këtë rast me njesitet kompetente të policisë. Prokuroret Zejnullah Gashi, Elza Bajrami dhe Eset Rama duhet mu përgëzu për këtë sukses.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat