Lekaj: AAK nuk i frikësohet zgjedhjeve, jemi pro tyre pasi të dorëhiqet Qeveria

Aktuale

Lekaj: AAK nuk i frikësohet zgjedhjeve, jemi pro tyre pasi të dorëhiqet Qeveria

Më: 30 maj 2024 Në ora: 15:08
Pal Lekaj

LDK dhe AAK po kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti dhe më pas shpërndarjen e Kuvendit dhe caktimin e datës së zgjedhjeve.

Pasi ata nuk po përkrahin shpërndarjen e Kuvendit siç po kërkon PDK-ja, dy partitë opozitare AAK e LDK po kritikohen sikur po kanë frikë nga zgjedhjet.

Lidhur me këtë, deputeti Pal Lekaj, thotë se AAK s’ka frikë nga zgjedhjet.

“AAK nuk frikësohet nga zgjedhjet sepse tani e sa kohë secili deputet, çdonjëri nga figurat e partisë dhe duke përfshirë kryetarët e komunave dhe strukturat e partisë, jemi afër qytetarëve në çdo cep të Kosovës. AAK ka qenë në qeverisje dhe secili qytetar i Kosovës e ka parë dhe e ka prekur punën faktike të qeverisë Haradinaj. AAK për dy vite në pushtet ka bërë vendime e projekte që do të mbesin për dekada e shekuj në shtetin tonë. Tani si Opozitë për afro 4 vite kemi qenë Grupi Parlamentar më aktivi në mbrojtje të interesave publike të qytetarëve dhe institucioneve të vendi. Këtu përfshijmë temat aktuale të shëndetësisë, punësimit, pagave, sigurime shëndetësore, sektorin privat, dialogut me Serbinë, ikjen e qytetarëve nga vendit, etj.”, thekson ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat