Ish-zv.ministri tregon se cili komandant i KFOR-it ka negociuar me terroristët serbë që ikën nga Banjska

Aktuale

Ish-zv.ministri tregon se cili komandant i KFOR-it ka negociuar me terroristët serbë që ikën nga Banjska

Më: 30 maj 2024 Në ora: 18:26
Milazim Gashi

Ish-zv.ministri për Komunitete, Milazim Gashi, ka thënë se “KFOR-i ka negociuar me grupin terrorist që ikën nga Banjksa”.

“Realisht, KFOR-I ka negociuar me grupin terrorist. Ata mund ta mohojnë për shkak se me të vërtetë unë jam idhtar, në disa panele që kemi diskutuar me struktura të ndryshme të NATO-s në Kosovë është një komandë e deshifruar sa i përket shteteve të NATO-s në Kosovë.

Negociatën e ka bërë komandanti austriak i KFOR-it, i cili është kompetent në kohezionin me territorin që përfshin atë pjesë”, ka thënë Gashi.

Gashi ka thënë se për të kjo temë nuk është sekrete duke shtuar se shteti serb ka miq dhe aleatë në kuadër të NATO-s.

“Serbia ka miq dhe aleatë në kuadër të NATO-s. Tash kemi trupën e Maqedonisë ku shkalla e dytë e njӕ familjari mund të del serb. Ne duhet të monitorojmë me efiçiencë shërbimi intelegjent i yni, por edhe të krijohet edhe një konfigurim më strategjik i sigurisë”, ka thënë mes të tjerash Gashi.

Ai ka treguar se kanë pasur një rast që ka ndodhur para 4-5 vjetëve ku trupat e armatosura kanë lëvizur tek Liqeni i Ujmanit, ku një pjesë e trupave evropiane të NATO-s në veri nuk kanë ndërhyrë derisa ka ardhur një ndihmë nga “Bondsteel-i” amerikan dhe i ka lokalizuar disa probleme që kanë pasur të ndodhin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat