Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia priti në takim ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, duke i uruar mirëseardhje dhe suksese në detyrën e tij të re.
Gjatë takimit, u diskutua për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe përkushtimin e ndërsjellët për forcimin e bashkëpunimit.
Hargreaves shprehu kënaqësinë e tij për të qenë në Kosovë dhe për të kontribuar në thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve mike.
Ndërsa Vitia falënderoi ambasadorin Hargreaves për bashkëpunimin e ngushtë në fushën e shëndetësisë dhe ndihmën e dhënë nga Mbretëria e Bashkuar.