Gazetares Ardiana Thaçi – Mehmetit i është shpërndarë sërish numri në një grup që ka mbi 30 mijë anëtarë.
Thaçi – Mehmeti, e cila njëherësh është autore dhe producente e emisionit Kiks Kosova, nuk është hera e parë që i ndodhë një gjë e tillë.
Ajo rastin e ka paraqitur edhe në Policinë e Kosovës, pasi persona të shumtë e thirrën dhe i dërguan mesazhe, duke e shqetësuar atë.

Ndryshe, grupi “Albkings” ani se u tha se është mbyllur përfundimisht, ai është hapur sërish të enjten në mbrëmje.