Hamiti: UP-ja s’duhet ta lejojë veprimtari politike në mjediset e universitetit

Aktuale

Hamiti: UP-ja s’duhet ta lejojë veprimtari politike në mjediset e universitetit

Më: 31 maj 2024 Në ora: 10:12
Muhamet Hamiti

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, i cili po zhvillon veprimtari politike në ambiente të Universitetit të Prishtinës.

Ai ka bërë me dije se VV-ja dhe kryeministri Albin Kurti që dy herë po i shfrytëzon hapësirat universitare për qëllime politike.

Në profilin e tij në “Facebook, ai ka shkruar se Universiteti i Prishtinës nuk duhet të lejojë një gjë të tillë.

“Në mjediset e Universitetit të Prishtinës (UP) s’duhet të zhvillohen veprimtari partiake, të asnjë partie. Lëvizja Vetëvendosje (#VV) e Albin Kurtit në prill e mbajti mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm këtu. Dje po ashtu Albin Kurti bëri fushatë elektorale në këto mjedise të universitetit kryesor publik në Republikën e Kosovës. E papranueshme! #UP-ja s’duhet ta lejojë”, ka shkruar Hamiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat