​Kurti udhëton për në Turqi

Aktuale

​Kurti udhëton për në Turqi

Më: 31 maj 2024 Në ora: 10:17
Albin Kurti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, dhe zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi ka udhëtuar mbrëmë drejt Turqisë.

Në kryeqytetin e Turqisë, në Ankara, ai do të mirëpritet nga Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Ai do të takohet edhe me ministrin e Punëve të Jashtme, Hakan Fidan.

Sipas një komunikate të Qeverisë, qëndrimin në Turqi, kryeministri Kurti do ta vijojë në Stamboll, ku do të marrë pjesë në forumin e parë ekonomik të bizneseve ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat