Analisti Sadri Ramabaja ka komentuar vendimin e një gjykate në Nju-Jork, e cila e ka shpallur fajtor ish-presidentin amerikan Donald Trump për disa vepra penale.
Ai pret që ky rast të ketë ndikim në zgjedhjet amerikane, të cilat do të mbahen në vjeshtën e ardhshme.
Në profilin e tij në “Facebook”, Ramabaja ka shkruar se ky është lajm i ditës.
“Lajmi i ditës . Donald Trump është dënuar në Nju Jork për të 34 akuzat engritura ndaj tij. Dita në gjykatë që ka potencialin të ndryshojë gjithçka në këtë vit zgjedhor”, ka shkruar Ramabaja.