Mediat largohen nga seanca e Kuvendit të Mitrovicës së veriut

Aktuale

Mediat largohen nga seanca e Kuvendit të Mitrovicës së veriut

Më: 31 maj 2024 Në ora: 11:46
Kuvendi i Mitrovicës

Gjatë seancës së 29-të të rregullt në Kuvendin e Mitrovicës së Veriut, të gjitha mediave iu kërkua të largoheshin nga salla, me kërkesë të Kryesuesit të Kuvendit.

Seanca, gjatë të cilës pritet të diskutohen disa çështje, për shkak të refuzimit së mediave për daljen nga salla, shkoi tri herë në pauzë.

Në pikën gjashtë të agjendës së seancës thuhej se do të diskutohet edhe për hapjen e urës së Ibrit.

Agjenda e seancës përfshin:

Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar

Raporti i Drejtorisë së Inspekcionit

Kërkesë për ndihmë financiare për shkollën “Aziz Sylejmani”

Plani i punës së Kuvendit Komunal të Mitrovicës Veriore për vitin 2024

Propozim-Vendim për transferin e mjeteve financiare nga investimet kapitale në mallra dhe shërbime

Të ndryshme

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat