Preniqi: Njëri nga të akuzuarit për dhunimin e 14 vjeçares është figurë publike

Aktuale

Preniqi: Njëri nga të akuzuarit për dhunimin e 14 vjeçares është figurë publike

Më: 31 maj 2024 Në ora: 13:58
Dijellza Preniqi

Gazetarja Dijellza Preniqi, ka treguar për rastin e rëndë të dhunimit të 14 vjecares në Pejë.

Ajo ka theksuar se në këtë rast të rëndë, kemi të bëjmë me tri fatkeqësi.

Sipas Preniqit, fatkeqësia e parë është që rastet e tilla janë duke u rikthyer në vazhdimësi, fatkeqësia e dytë është që viktima është e mitur dhe fatkeqësia më e madhe është që asnjëri nga pesë të akuzuarit nuk e ka mbajtur asnjë ditë burgim.

“Kemi të bëjmë me një rast shumë të rëndë. Fatkeqësia është që rastet e tilla janë duke u rikthyer. Pastaj, fatkeqësi tjetër është që dhunimi ka ndodhur ndaj një vajze të mitur dhe fatkeqësia më e madhe është që asnjëri nga të akuzuarit nuk e ka mbajtur asnjë ditë burg për këtë rast”, ka thënë Preniqi.

Gazetarja ka treguar se njëri nga të akuzuarit është figurë publike, por për shkak që mos të dëmtohen hetimet, emrin e tij nuk mund ta bëjë publik.

“Njëri nga të akuzuarit është figurë publike. Emrin e tij nuk mund ta bëjmë publik tani për shkak që mund të prishen hetimet”, tha ndër të tjera gazetarja Preniqi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat