Presidentja e Kosovës ka arritur për vizitë në Salvador, shtet ky në Amerikën Qendrore.
Vizita e Vjosa Osmanit realizohet me ftesë të homologut të saj Nayib Bukele.
Ajo është pritur mbrëmë me nderime të larta në aeroport nga zyrtarë të lartë shtetërorë.
“Unë do të marr pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit Bukele dhe do të takohem me përfaqësues të tjerë të shtetit për të diskutuar qëllimin tonë të përbashkët për hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit midis vendeve tona”, ka shkruar Osmani në X.