Huduti kundër që të vendoset shqiponja në minare të xhamisë

Aktuale

Huduti kundër që të vendoset shqiponja në minare të xhamisë

Më: 31 maj 2024 Në ora: 15:33
Foto ilustrim

Aktivistja Igballe Huduti, është shprehur kundër vendosjes së simbolit në shqiponjës në minare të xhamisë.

Ajo vlerëson se ky veprim përhap përqarje dhe mosdurim kombëtar dhe fetar.

“Unë i propozoj rendeve të shtetit le ta shikojnë kush ka qenë ideatori i kësaj skulpture. Dhe kush janë ata njerëzit t’i gjejnë ata personat që dëshirojnë të përhapin përqarje dhe mosdurim kombëtar dhe fetar”, deklaroi Huduti.

“Prandaj uroj që të gjendet se kush është ky person që e ka dhënë këtë ide, të bëhet një skulpturë. Nuk duhet të merremi aspak me këtë, por duhet ta gjejmë se kush e ka bërë këtë vepër përqarëse”, shtoi ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat