Nëse jo politikan, Konjufca tregon se cilin profesion do ta ushtronte

Aktuale

Nëse jo politikan, Konjufca tregon se cilin profesion do ta ushtronte

Më: 31 maj 2024 Në ora: 16:04
Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca

Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca, ka zbuluar profesionin të cilin do ta ushtronte nëse nuk do të ishte pjesë e politikës.

Ndonëse sporti thotë se i ka pëlqyer gjithmonë, Konjufca në një intervistë, tha se më me dëshirë do ta ushtronte profesionin e gjuhëtarit ose historianit.

“Sporti më ka pëlqyer gjithmonë, tenisi, basketbolli, por nuk do të thotë që do isha bërë sportist profesional.

Ndoshta do ta ushtroja profesionin e gjuhëtarit ose historianit”, u shpreh Konjufca.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat