Deputeti i VV-së: Kandidimi i kryetarëve të Komunave, mashtrim - do të kemi një rekord të ri

Aktuale

Deputeti i VV-së: Kandidimi i kryetarëve të Komunave, mashtrim - do të kemi një rekord të ri

Më: 1 qershor 2024 Në ora: 08:32
Lëvizja Vetëvendosje

Deputeti i VV-së, Halil Thaçi, thotë se nuk ka pasur ndonjë diskutim sa i përket kandidaturave e kryetarëve aktualë për deputetë, por se thotë se këtë taktikë po e përdor LDK-ja.

‘’Nuk e kam dëgjuar nëse ka pasur një diskutim të tillë, por po e shoh se këtë taktikë po e përdor LDK-ja’’, deklaron ai.

Ai konsideron se do të thyen çdo rekord të zgjedhjeve, kur do që ato mbahen.

‘’Ne si VV, konsiderojmë se do të thejmë një rekord të ri, kur do që ato mbahen. Por kur është fjala për kryetarët tanë, nuk flitet për një gjë të tillë, por ata janë duke punuar për qytetarët’’, deklaron ai.

Deputeti Thaçi thotë se nëse një kryetar komune dëshiron me kandidu për deputet, do të duhej të jepte dorëheqje.

‘’Një kryetar Komune nëse jep dorëheqje dhe të kandidoj për deputet, është normale, por derisa është kryetar komune dhe kandidon për deputet, nuk e shoh serioze dhe ky është mashtrim klasik që i bëhet qytetarit’’, deklaron ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat