As PDK-ja nuk ka vendosur akoma nëse kryetarët e komunave që udhëhiqen nga kjo parti do të jenë kandidatë për kryetarë, por që edhe nëse kërkohet një gjë e tillë, një kryetar i komunës së PDK-së, nuk do e pranojv një gjë e tillë.
Bajrush Xhemaili, Sekretar për Politika Programore në PDK, thotë se në partinë e tyre nuk është diskutuar akoma tema nëse kryetarët aktual të komunave që udhëhiqen nga PDK të jenë edhe kandidat për deputet, por se një temë e tillë mund të bëhet në ditët në vazhdim.
‘’PDK ende këtë temë nuk e ka zgjeru në parti, mund ndodhë këto ditë e bëjmë’’, deklaron Xhemaili.
Sekretari Xhemaili, thotë se ende nuk ka diçka konkrete lidhur me kandidimet për deputet.
‘’Ende lidhur me kandidime e këto nuk kemi diçka konkrete’’, deklaron ai.
Xhemaili tregon se në listën e PDK-së, për deputet do të ketë figura të reja.
‘’Ka me pas figura të reja e të vjetra, edhe personalitete e të tjera. Por nuk jemi hy ende me emra e lidhur me kryetarët’’, deklaroi Bajrush Xhemaili për Fo.