Përfshihen nga zjarri dy vetura me targa serbe në Mitrovicë të Veriut

Aktuale

Përfshihen nga zjarri dy vetura me targa serbe në Mitrovicë të Veriut

Më: 1 qershor 2024 Në ora: 13:52
Foto nga vendngjarja

Dy vetura me targa serbe janë djegur mbrëmë në Mitrovicë, të cilat kanë qenë të parkuara përballë pallatit të njohur si “Frukta”, ku banojnë edhe pronarët e tyre.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshsani, i cili tha se fillimisht vetëm një veturë është kapluar nga zjarri, por që pastaj ka përfshirë edhe një tjetër.

Elshani bëri të ditur se zjarri është lokalizuar, derisa theksoi se ende nuk ka persona të dyshuar lidhur me rastin.

Image
Foto nga vendngjarja

“Në vendngjarje kanë dalë zjarrefikesit që e kanë lokalizuar zjarrin, eksperti i zjarrit dhe hetuesi kujdestar ku e ka njoftuar prokurorin kujdestar, i cili ka udhëzuar qe rasti te iniciohet ‘Zjarrvënie’.Të dyshuar për momentin nuk ka”, tha Elshani.

Image
Foto nga vendngjarja
Image
Foto nga vendngjarja
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat