Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar fëmijëve kudo që janë Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve.
Haradinaj, përmes një shkrimi në ‘Facebook’, në një takim me fëmijët e Deçanit është shprehur se fëmijët janë jeta jonë, dashuria dhe motivi ynë për jetën.
“Fëmijët janë jeta jonë, dashuria jonë, motivi ynë për jetën.
Të dashur fëmijë, gëzuar 1 Qershorin! Sot me fëmijët në Deçan!”, ka shkruar Haradinaj.