Haziri bën thirrje për dalje masive në zgjedhjet e së dielës në Kosovën Lindore

Aktuale

Haziri bën thirrje për dalje masive në zgjedhjet e së dielës në Kosovën Lindore

Më: 1 qershor 2024 Në ora: 20:49
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të  Kosovës, Lutfi Haziri

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të  Kosovës, Lutfi Haziri ka bërë thirrje që qytetarët të marrin pjesë në zgjedhjet që do të mbahen në Preshevë e Bujanoc, të dielen.

Ai tha se kjo duhet të jetë një zgjedhje pa imponime, me unitet e vlerësim.

“Mesazh për shqiptarët e Kosovës Lindore. Ju ftoj që të dielën të dilni në mënyrë masive për të zgjedhur përfaqësuesit tuaj në Preshevë e Bujanoc.

Këto duhet të jenë zgjedhje pa imponime, me unitet e vlerësim. Besoni në ata të cilët Referendumin nuk e ndërrojnë me reciprocitete e oferta që mashtrojnë dhe shkelin qëllimin e madh!”, ka thënë Haziri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat