Kompanisë ajrore, “Air Prishtina” dyshohet t’i ketë dalë telashe me aeroplanët me të cilët operon zakonisht.
Më 31 maj, dyshohet se kompania “Air Prishtina” pati probleme teknike me aeroplanin e saj dhe i është dashur të marrë një aeroplan ‘leasing’ (me qira) nga kompania lituaneze, “GetJet Airlines”, e cila ia ka sjell një aeroplan të kompanisë serbe me bazë në Beograd, “Air Serbia”.
Ne këtë rast firma lituaneze ka përdorur për fluturim aeroplanin e “Air Serbia” dhe kështu më 31 maj, 2 fluturime dyshohet të jenë zhvilluar me ketë aeroplan në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Sipas dyshimeve të ngritura, kjo me gjasë është hera e parë që një aeroplan i kompanisë serbe “Air Serbia” ka ateruar në pistën e Aeroportit të Prishtinës me emrin “Adem Jashari”.
Çfarë u tha nga kompania “Air Prishtina”?
Se një gjë e tillë ka ndodhur u mohua nga kompania gjegjëse, Air Prishtina.
Visar Rexhepi, zëdhënës i mediave në kompaninë “AirPrishtina” në një përgjigje për Dukagjinin e ka mohuar të ketë ndodhur një gjë e tillë.
Sipas tij, keqkuptimi mund të ketë ndodhur në konfigurimet në Flight Radar dhe se një gjë e tillë nuk qëndron pasi siç thotë ai mbi 800 udhëtarë kanë qenë në këtë fluturim dhe nëse do kishte diçka do ishte raportuar.
“Ne kemi qenë në kontakt me Autoritetin e Aviacionit Civil, ne këtë e kemi sqaruar me dokumentacion të plotë, me gjithçka, me numër fluturimi, me emër të kompanisë, është lituaneze nuk ka lidhje me Air Serbia. Këtë e kanë konfirmuar edhe Aviacioni Civil. Ne i kemi komunikimet me shkrim. Keqkuptimi është me Flightradar, ne nuk e dimë pse është nxjerrë ashtu. Aeroplani që ka ardh nga Baseli i ka pasë dy rotacione, Basel-Prishtinë, Prishtinë-Basel, i ka pasë mbi 800 udhëtarë, po të kishte diçka do të kishte reagime edhe nga qytetarët, tash janë rrjetet sociale nuk presin as 2 orë dhe shpërndajnë gjithçka”, ka deklaruar Rexhepi.
Çfarë u tha nga Autoriteti i Aviacionit Civil?
Një gjë të tillë e ka mohuar edhe drejtoresha e Departamentit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar dhe Rregullimit Ekonomik në Autoritetin e Aviacionit Civil, Besnike Ukmata.
Ukmata ka thënë se kanë evidenca dhe dokumentacion ku vërtetohet se një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Ajo është shprehur e bindur se informacionet e dala në publik nuk janë sakta.
“..Nuk është e vërtetë. Ne e kemi dokumentacionin dhe do ua përcjell. I kemi të dokumentuara të gjitha numrat e regjistrimeve dhe të kompanive që u përkasin, nuk ka diçka të tillë”, ka deklaruar Ukmata.
Evidenca sipas programit FlightRadar
……………………………………………………………………………
Kompania ajrore CHAIR / Drejtoreshë, Leyla Ibrahimi-Salahi / Tour operatoret / Airprishtina / Reisebüro Prishtina / Airmunich / Mysky
31.05.2024
06:00 Basel-Prishtinë
Fluturimi GM610
Realizohet me aeroplani numri regjistrimit: LYMAL Air Serbia
31.05.2024
11:45 Basel-Prishtinë
Fluturimi GM612
Realizohet me aeroplanin numri regjistrimit: LYMAL Air Serbia
31.05.2024
08:50 Prishtinë-Basel
Fluturimi GM611
Realizohet me aeroplanin: LYMAL Air Serbia
31.05.2024
14:30 Prishtinë-Basel
Fluturimi GM1613
Realizohet me aeroplanin: LYMAL Air Serbia