Presidentja Osmani paralajmëroi padi ndaj tij, reagon këshilltari i Behgjet Pacollit

Aktuale

Presidentja Osmani paralajmëroi padi ndaj tij, reagon këshilltari i Behgjet Pacollit

Më: 2 qershor 2024 Në ora: 08:42
Behgjet Pacolli dhe Jetlir Zyberaj

Zyrtari i AKR-së, Jetlir Zyberaj i ka reaguar presidentes Vjosa Osmani që paralajmëroi veprime ligjore ndaj për shkak të një deklarate. Ai tha se hedhja poshtë e kritikave si propagandë është bërë një taktikë kryesore e regjimit.

“Në Kosovë, si në të gjitha regjimet populiste, hedhja poshtë e kritikave si propagandë është bërë një taktikë kryesore e regjimit.Ky model është i dukshëm në disa zhvillime të fundit. Së pari, çdo përmendje e përjashtimit të Asociacionit të Komunave Serbe nga marrëveshja e njohjes reciproke fillimisht ishte etiketuar si propagandë serbe. U deshën disa muaj që Presidentja ta pranonte këtë fakt, pasi ndoshta po e kupton që Kurti nuk ia jep mandatin e dytë, jo shkaku sikletit për Kosovën që ka”, tha ai.

Tutje, Zyberaj deklaroi se “kategorizimi i përgjithshëm i të gjithë zërave kundërshtues si propagandë serbe shërben për të mbytur çdo kritikë që nuk përputhet me axhendën e Presidentës”.

“Së dyti, pohimi se Kosova është nën sanksione u hodh poshtë si propagandë serbe. Pavarësisht këtij mohimi, sanksionet vazhdojnë, madje edhe ata që janë në pushtet tani po kërkojnë heqjen e tyre. Ky ndryshim nënvizon realitetin se shkarkimi fillestar ishte më shumë për kontrollin e narrativës sesa adresimin e çështjes.  Së fundi, kategorizimi i përgjithshëm i të gjithë zërave kundërshtues si propagandë serbe shërben për të mbytur çdo kritikë që nuk përputhet me axhendën e Presidentës.Gjumi spo i zënë çka me quajt propagandë serbe!”, tha ai.

Fillimisht Zyberaj kishte reaguar pas takimit të presidentes Vjosa Osmani me djalin e heroit Afrim Bunjaku.

“Djalin e heroit Afrim Bunjaku shumë mirë që e ke taku. A i tregove që terroristët që ia vranë babën, kanë negociu dhe janë leju prej qeverisë tënde e të Albinit me u largu pa një therrë në këmbë?”, tha Zyberaj.

Pastaj, reagoi Bekim Kupina, këshilltar I presidentes Vjosa Osmani. Ai tha se presidentja do të ndërmarr veprime ligjore ndaj Zyberaj për shkak që siç tha ai, deklaratave shpifëse.

‘Përtej qëllimit të ulët e propagandistik, një deklaratë e tillë përbën shpifje të rëndë dhe nxitje të urretjes për të cilën Presidentja do të ndërmarrë veprime sipas ligjit”, tha Kupina.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat